Gruevski: Fitore historike për Koalicionin “Për një Maqedoni më të mirë”

Lideri i VMRO DPMNE dhe bartësi në njësinë e katërt zgjedhore Nikolla Gruevski sonte në tubimin në Demir Hisar tha se në zgjedhjet e ardhshme populli si asnjëherë më parë do të dalë në votim dhe do të sjellë fitore historike për koalicionin “Për një Maqedoni më të mirë”.

“Kemi shumë shkaqe për një gjë të tillë. E para atë që e kemi punuar, puna jonë e kaluar, premtimet e realizuara, por edhe programi i ri “Realisht” me mbi 500 faqe, në të cilën ka shumë gjëra të reja, të cilat do të plotësohen në katër vitet e ardhshme”, tha Gruevski.

Sipas tij, populli më 11 dhjetor do ta dënojë LSDM-në për të gjitha gënjeshtrat e shprehura në periudhën e kaluar.

Antonio Milloshoski para banorëve të Demir Hisarit theksoi se më 11 dhjetor LSDM-ja do ta marrë mesazhin nga populli për atë, siç tha, dy vjet e kanë mbajtur peng dhe kanë dashur ta destabilizojnë vendin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button