Mysafirët nuk njofin nikoqirët

Bayern Munchen ka treguar diferencën që ka në kualitet përballë Arsenalit. Kampioni aktual i Evropës e ka mposhtur Arsenalin midis Londre me rezultat 2:0.

Dy penallti të huqura në pjesën e parë nga të dy skuadrat ishin momentet kryesore nga pjesa e parë. Ozil dhe Alaba dështuan nga pika e bardhë. Arsenali mbeti me një lojtar më pak kur Szceszny në pjesën e parë u përjashtua nga ndeshja. Kroos në minutën e 54 shënoi gol fantastik në pjesën e parë. 

Bayerni vazhdoi dominimin total në fushë duke mos i dhënë Arsenalit as një gjysëm rast në pjesën e dytë. Muller shënoi gol me kokë në minutën e 88 për “eliminimin” e Arsenalit.
Në duelin tjetër edhe Milani është mposhtur në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve nga Athletico Madridi. Milani pati disa raste në pjesën e parë por Cortuois ishte fantastik e disa ndërhyrje.

Milani iu dorëzua skuadrës madrilene në fundin e ndeshjes. Diego Costa në minutën e 83 të ndeshjes shënoi për fitoren e Athleticos.
Me këtë fitore Athletico Madridi tani e pret me komoditet skuadrën e Clarence Seedorf në ndeshjen kthyese.

Lajme të ngjashme

Back to top button