Këshilla, si të mbrohemi nga i ftohti i dimrit!

Stina e dimrit nga i ftohti që e karakterizon është dhe stina e cila sjell shumë probleme shëndetsore në trupin e njeriut. Por si gjithmonë çdo gjë e ka një zgjidhje, duhet të bëni kujdes për veten tuaj të jeni sa më të shëndetshëm dhe mos të keni probleme shëndetsore.

Sëmundjet kronike të kësaj stine janë ato që na shqetësojnë dhe na bëjnë shpesh të mos e pëlqejmë këtë stinë. Më poshtë janë shënuar disa këshilla se si të kujdesemi për shëndetin tonë;

Qëndroni në kontroll të vazhdueshëm me mjekun tuaj.

Rregulloni temperaturën e ambienteve të bredshme. Kujdesuni për izolimin e mirë të dritareve dhe dyerve për të zvogëluar humbjet e nxehtësisë me materiale të ndryshme izoluese. Temperatura ideale është 19-23 gradë C. Ajri në shtëpi shumë i ftohtë dhe shumë i thatë mund të jetë me pasoja për shëndetin tuaj.

Ajrosni ambientet e brendshme disa herë gjatë ditës për të siguruar lagështinë e duhur si për rrugët e frymëmarrjes edhe për të ulur përqendrimin e mikrobeve në shtëpi.

Nëse ju përdorni ngrohje elektrike ose burime të tjera të ngrohjes (të tilla si borsa apo shishe me ujë të nxehtë) shmangi kontaktin e ngutshme me duart tuaja soe pjesë të ngryshme të trupit. Ose kujdes nga ngrohjet me dru apo gaz, pasi mund të çlirojnë gazra të dëmshme për organizmin.

Kontrolloni temperaturën e trupit tuaj, bëni gjumë të mjaftueshëm.

Mbani kontakte të shpeshta me familjarë, miq apo fqinjët tuaj.

Merrni ushqime dhe pije të ngrohta, si supëra etj (të paktën 1,5 litër lëngje) duke shmangur alkoolin, sepse ai nuk ndihmon kundër të ftohtit: shall, dorashka, kapele, pallto apo xhup të ngrohtë, këpucë të përshtatshme.

Dilni përjashta në kohën më pak të ftohtë të ditës: shmangni, nëse është e mundur, daljet në mëngjes herët dhe natën dhe shmangni sforcot fizike.

Tregoni kujdes kur kaloni nga një ambient i ftohtë në një ambient të ngrohtë dhe e kundërta për të shmangur djersitjen apo ftohjen nëse dilni përsëri jashtë.

Planifikoni udhëtimet për të minizuar ekspozimin ndaj motit të ftohtë. Nëse do të udhëtoni me makinë, shihni parashikimin e motit, kontrolloni gjendjen e përgjithshme të makinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button