Fazliu: Kodi zgjedhor e bën të pabarabartë peshën e votës

Deputeti i PDSH-së, në një konferencë për shtyp, ka akuzuar për thyerjen e kodit zgjedhor e cila bën që pesha e votës të mos jetë e barabart dhe me dallime të mëdha në mes njësisë numër 6 dhe njësitë zgjedhore 3 dhe 4.

“Si është e mundur që BDI të ketë dorë diku e aty mos të dëmtohet interesi shqiptar. Pjesë e marrëveshjes që BDI-ja, bëri me maqedonasit ishte edhe ri-definimi i kufijve zgjedhor të njësisë numër 6, ku pjesë të Dibrës i barti në njësinë zgjedhore numër 5”, tha Bekim Fazliu.

Sipas Bekim Fazliut,p ara disa javësh u ulën me VMRO-në dhe me LSDM-në dhe u morën vesh për Kodin Zgjedhor. Përjashtuan PDSH-në nga procesi dhe u lavdëruan para opinionit sa pune të madhe kanë bërë.

Sipas tij, “për fatin e keq të tyre doli se edhe njëherë për të satën herë llogaritë i kanë bërë gabim dhe njësia zgjedhore numër 6 vazhdon të ketë mbi 30 mijë vota më shumë nga njësitë zgjedhore 3 dhe 4, apo më saktë 6% më shumë nga mesatarja ligjore e numrit të votuesve në njësitë zgjedhore. Me çka thyhet kodi zgjedhor i cili parasheh që ky limit mos të jete mbi 5%”. 

“Kërkojmë që urgjentisht ky gabim i madh të përmirësohet dhe njëherë e përgjithmonë pesha e votës të jetë e barabartë, e jo si është aktualisht dallimi ndërmjet njësisë zgjedhore 6 dhe asaj 3 dhe 4, është më shumë se 10%. 
Kërkojmë angazhimin edhe të OSBE-së dhe ODIHR-it që kjo pabarazi dhe  padrejtësi të tejkalohet”, tha Bekim Fazliu.

Lajme të ngjashme

Back to top button