Philip Morris nis shitjen e cigareve pa tym – synon ndaljen e shitjes së cigareve tradicionale

Philip Morris International, kompania më e madhe ndërkombëtare e duhanit, pritet të ndal shitjen e cigareve, ka thënë për BBC-në shefi i saj ekzekutiv, pasi ka lansuar një produkt alternativ IQOS në tregun britanik.

Cigarja pa tym IQOS e kompanisë e cila tashmë ka dalë në shitje në mbi 10 tregje botërore, përfshi Japoninë, Zvicrën dhe Italinë, e nxeh duhanin deri në atë masë sa për të prodhuar avull pa e djegur atë. Kompania beson se këto cigare do të jenë shumë më pak të dëmshme sesa cigaret, transmeton Koha.net.

“Besoj se dikur do të vijë një moment kur do të them se kemi këso lloj produktesh të mjaftueshme alternative… të nisim të parashikojmë, bashkë me qeveritë, një periudhë për heqjen e cigareve nga tregu”, ka thënë Andre Calantzopoulos në një intervistë për BBC Radio 4.

“Shpresoj se ky moment do të vijë shumë shpejt”, ka theksuar ai.

Prodhuesi i Marlboros, “Phillip Morris International”, ka nisur shitjen e këtij produkti gjatë këtij muaji, i cili konsiderohet si një hibrid në mes të cigareve tradicionale dhe atyre elektronike. Pajisja e re shfrytëzon duhanin e vërtet, por në vend se ta djegë atë për të prodhuar tym të rrezikshëm dhe katran, ai nxehet deri në atë pikë sa për të prodhuar avull me shije duhani.

Një pako iQOS me 20 Shkopinj-Nxehtësie (HeatSticks) momentalisht kushton 5 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button