Surroi godet sërish: Kujdes nga Islami

Publiciti kosovar Veton Surroi sërish ka ndezur alarmin, për siç ka thënë ai, përhapjen e Islamit ndër shqiptarët, kësaj radhe të siç e ka quajtur ai vetë, Islami politik. Në intervistën për “Studio e Hapur” të Eni Vasilit, në televizionin “News24”, Surroi ka thënë se kjo çështje po e dëmton rëndë qenien shqiptare. Në vijim, pjesë nga intervista e Surroit në të cilën ai flet për fenë islame. 

Vasili: Ju quani kërcënim rritjen e islamizmit politik si alternativë ndaj shtetndërtimit të korruptuar.

Surroi: Kur keni një lëvizje të re shtetndërtuese, çka është Kosova,dmth kemi një popullatë që futet në një projekt të shtetndërtimit, ajo popullatë në një moment e humbet besimin sepse nacionalizmi ka qenë faktor mobilizues në Kosovë dhe ka prodhuar shtetin dhe pas kësaj nocioni beninjë i nacionalizmit është dashur të shtyjë më tutje në procesin e shtetndërtimit, por shumë njerëz kanë humbur këtë vullnet dhe këtë idealizëm dhe një pjesë e tyre të lënë në margjina kanë këmbyer këtë idealizëm shtetndërtues nacionalist për një ide tjetër ndryshuese. Islami politik është projekti i ardhshëm dhe një pjesë e njerëzve janë futur në këtë projekt. Kemi parë se ky projekt ka një magnetizëm të vetë dhe ka tërhequr njerëz edhe në Shqipëri dhe në Kosovë siç po shihet në luftën në Siri.

Vasili: Kërcënim për çfarë kërcënim deri ku?

Surroi: Janë kërcënim për funksionimin e shtetit. Një shtet mund të rrezikohet edhe në aspekte të sigurisë fizike psh islami politik mund të manifestohet më kërcënimet e veta fizike, janë djem të ri të cilët luftojnë në Siri të cilët marrin përvojë në përdorimin e armëve dhe të cilët mund të mendojnë nesër se ekziston edhe zgjidhja e armatosur në vendet e tyre. Këto dhe shumë forma të tjera mund ta rrezikojnë stabilitetin e vendit.

Vasili: Ju i parashikoni këto apo thjesht i druheni?

Surroi: Njeriu gjithmonë duhet me i vlerësuar gjërat ashtu si janë, ka njerëz të tjerë që dinë sa është shkalla e tolerancës e shoqërisë. Por një njeri që merret me kundrimin e tërësisë sheh që këto janë rrezik emanent. /SHENJA/

Lajme të ngjashme

Back to top button