Maqedoni, Qeveria hyri në borxh për 113.8 milionë euro

Qeveria e Maqedonisë dje ka hyrë borxh në kreditorët e brendshëm për 113.8 milionë euro të reja. Paratë janë siguruar nëpërmjet ankandit të letrave shtetërore me vlerë, ndërkaq një pjesë e shumës që e ka huazuar do të kthehet me tempo prej gjashtë muaj deri në 15 vjet, njofton Portalb.

Për sot Qeveria do të duhet t’i kthejë 53 milionë euro si borxh të papaguar nga huazimet paraprake, ndërkaq për nesër duhet t’i kthejë edhe 61.3 milionë euro tjera. Deri në fund të vitit Qeveria do të duhet të paguaj edhe 107.5 milionë euro të cilat i ka huazuar paraprakisht. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button