Fotoja e vitit të Kombëtares së Zvicrës flet shqip

Dy vëllezër që luajnë kundër njëri tjetrit në dy Kombëtare të ndryshme, u kthyen në tituj artikujsh në shumë media para pak muajsh kur Zvicra dhe Shqipëria u përballën mes tyre në Francë.

Sot, Xhakat që mbrojnë ngjyra të ndryshme, janë edhe imazhi më i votuar i vitit në një sondazh në Instagram që organizoi Kombëtarja e Zvicrës, shkruan RevistaClass.

Ein besonderer Moment + ein guter Schnappschuss = das Nationalteam-Foto des Jahres! Danke fürs Mitmachen! ??⚽️✊ #XhakaBrothers

A photo posted by Swiss National Football Teams (@nationalteams_sfvasf) on


Ajo hodhi në votim 10 fotot më të bukura të këtij viti, tre nga të cilat janë në ndeshjen me Shqipërinë dhe dy me shqiptarin Xherdan Shaqiri në fokus. Edhe pse në votim është goditja e mrekullueshme e Xherdanit që shënoi golin më të bukur të Evropianit, apo edhe festa e futbollistëve në sukseset e arritura, votuesit i kanë dhënë më shumë vota fotos ku Taulant Xhaka që luan për Shqipërinë dhe Granit Xhaka që luan për Zvicrën po konkurrojnë për topin.

Edhe Taulant Xhaka është shumë i njohur në Zvicër, megjithëse luan për Shqipërinë, sepse është pjesë e kampionatit zviceran, ndërsa i vëllai luan me Arsenalin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button