“Solidariteti” reagon ndaj dhunës së ushtruar në protestën e falimentuesve

Lëvizja majtiste “Solidariteti” ka reaguar për arrestimet e djeshme në protestën e punëtorëve të falimentuar dhe dhunën që është ushtruar ndaj tyre

“Cilit i ka penguar flamuri i kuq? Pse nga masa e protestuesve është dalluar anëtari i Lëvizjes majtiste Vasko Cacanovski duke u arrestuar dhe duke ushtruar dhunë ndaj tij nga ana e 10 policëve?”, reagojnë nga Solidariteti.

Lëvizja majtiste “Solidariteti” Dhe Lëvizja për të drejta sociale “Lenka” ka dënuar përpjekjet e djeshme të përfaqësuesve të MPB-së për pengimin e pjesëmarrësve në protestë para Qeverisë së RM-së.

Ata gjithashtu kanë dënuar edhe përdorimin e forcës ndaj protestuesve dhe kanë kërkuar sanksionimin e pjestarëve të MPB-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button