fbpx

OJQ Infoqendër: Regjistrimi i popullsisë duhet të jetë prioritet i Qeverisë së re

“Maqedonia është vendi i vetëm në Evropë që nuk ka regjistrim të popullsisë tanimë 14 vite dhe ky operacion i rëndësishëm statistikor nuk e ka vendin e duhur në programet e partive dhe koalicionet” thuhet një njoftimin e OJQ Infoqendër.

“Prioritet urgjent i qeverisë së re, mes tjerash, duhet të jetë zbatimi i regjistrimit të popullatës, sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare dhe me vëzhgim të huaj. Qeveria e re duhet të siguroj konsensus politik që të realizohet regjistrimi ndërsa kjo nënkupton zgjidhje të çështjeve të huaja dhe t’i lejohet Entit për statistikës, në mënyrë profesionale dhe të pavarur të realizoj këtë operacion të rëndësishëm statistikor” thuhet në njoftim.

Në të gjithashtu thuhet se në Maqedoni nuk ka kushte për zbatimin e regjistrimit të bazuar në regjistra.

“Me rëndësi kyçe është që të ketë regjistrimi relevante dhe të besueshëm përmes regjistrimit tradicional të popullatës në terren. Paralelisht me këtë duhet të zbatohen aktivitete për krijimin dhe lidhjen e regjistrave të qytetarëve” thuhet në njoftim.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close