Presidenti i UEFA-s, Platini mbërrin në Tiranë

Delegacioni i UEFA-s i udhëhequr nga presidenti Mishel Platini ka zbarkuar në kryeqytetin shqiptar, në një vizitë ditore në vendin tonë.

Numri një i qeverisë së futbollit europian vjen për herë të katërt në Shqipëri, me mision për të nxitur implementimin e futbollit në shkolla, një projekt i qeverisë shqiptare i bërë publik nga ministrja e arsimit dhe sportit Lindita Nikolla në takimin me delegacionin e UEFA-s në muajin Nëntor, si dhe ndërtimin e stadiumit të ri, transmeton Supersport.

Në aeroportin Nënë Tereza, Platini është pritur nga kreu i FSHF Armand Duka, dhe sekretari Ilir Shulku.

Delegacioni i UEFA-s përbëhet nga krerët më të lartë të këtij institucioni, pasi përveç presidentit Mishel Platini është edhe sekretari Gianni Infantino, si dhe zëvendës sekretari Teodoros Teodoridhis, i cili ka qënë së fundmi në Tiranë në muajin Nëntor ku dhe është njohur me projektin e futbollit në shkolla.

Në axhendën e ish Topit të Artë, që tashmë drejton institucionin më të lartë të futbollit në Europë, është takimi me kryeministrin e vendit Edi Rama si dhe takimi me kreun e FSHF Armand Duka, duke kërkuar sa më shpejt zbatimin e dy projekteve të lart përmendura.

Lajme të ngjashme

Back to top button