UNT: Orari i studimeve do të shtrihet deri më 22 janar 2017

Këshilli i  Rektoratit të  Universitetit  “Nënë Tereza ”-në Shkup  mbajti  mbledhjen e rregullt  në të cilën u analizua rrjedhja e procesit arsimor dhe konsolidues  të  Universitetit “Nënë Tereza ”.

“U konstatua që procesi  edukativo –arsimor  dhe  konsolidimi  institucional i universitetit rrjedh dhe zhvillohet në përputhje  me normat ligjore dhe programin e definuar. Duke marrë parasysh vonesën në fillimin e vitit të ri akademik dhe me qëllim të përmbushjes së plotë të plan-programit  të studimeve , u  mor vendimi për përshtatjen e orarit duke e shtrirë atë deri në datën 22 janar 2017. Provimet për studentët do të organizohen në pjesën e parë të shkurtit  në mënyrë që semestri i dytë të fillojë në kohën e definuar sikurse edhe  në të gjitha universitet tjera. Më qëllim të përshpejtimit të proceduarve për fillimin e punimeve për ndërtimin e hapësirave të reja për Universitetin Nëna Terezë në Shkup, Këshilli i Rektoratit  mori vendimin për krijimin e Grupit punues  për definimin  e programit për projektin,respektivisht përmbajtjen e çdo njësie të tij në përputhje me standardet më të larta për organizimin e studimeve dhe aktivitetit shkencor me standardet më të larta”, informojnë nga UNT.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button