76 të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit në Kolumbi

76 persona kanë mbetur të vdekur pas përplasjes së një aeroplani në afërsi të Medellin në Kolumbi, transmeton Klan Kosova.

Aeroplani ka deklaruar gjendje emergjente kur ishte në mes të La Ceja dhe La Union, ndërsa përplasja ka ndodhur në një zonë të quajtur Cerro El Gordo në afërsi të Medellin.

Gjashtë persona i kanë mbijetuar rrëzimit, këtu duke përfshirë tre lojtarë të ekipit Chapecoende, dy anëtarë të ekuipazhit dhe një gazetar.

Njëri nga këta gjashtë të mbijetuarit ka vdekur rrugës për në spital.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button