Rrëzohet avioni me futbollistë brazilianë në bord (VIDEO)

Një avion me 81 persona në bord, përfshirë një ekip brazilian të futbollit, është rrëzuar gjatë fluturimit për në qytetin Medellin të Kolumbisë, shkruan REL.

Detajet nuk janë të qarta, por, sipas disa njoftimeve, ka të mbijetuar.

Fluturimi çarter nga Bolivia bartte futbollistë të ekipit Chapecoense, thanë zyrtarë të aeroportit.

Ekipi është dashur të luajë në finalen e turneut Copa Sudamericana kundër ekipit të Medellinit, Atletico Nacional.

Finalja e turneut të Amerikës Jugore ka qenë e paraparë të mbahet të mërkurën, por tani është pezulluar.

Ekipi nga qyteti Chapeco ka arritur fianlen pasi ka mundur javën e kaluar San Lorenzon e Argjentinës.

Sipas disa raporteve, aeroplani me 72 pasagjerë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit është rrëzuar në zonat malore jashtë qytetit, para mesnatës, me kohën lokale.

Kryetari i qytetit Medellin, Federico Gutierrez, e përshkroi aksidentin si “tragjedi të proporcioneve të mëdha”, por shtoi se mund të ketë të mbijetuar.

Shkaku i rrëzimit nuk dihet ende, por në atë kohë raportohet se ka pasur shira dhe bubullimë.

Autoritetet dhe ekipet e shpëtimit janë aktivizuar menjëherë, por një helikopter i forcës ajrore është dashur të kthehet prapa për shkak të shikueshmërisë së dobët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button