Supë e ftohtë jeshile, ideale për të rimarrë energjinë e humbur

Supa me avokado dhe spinaq është një pjatë mjaft ushqyese, e përshtatshme veçanërisht në periudhat kur kaloni një stres apo kur keni lodhje fizike, shkruan RevistaClass.

Përbërësit:

½ avokado
300 gr. spinaq
50 gr. kos
1 qepë e freskët
Vaj
Kripë/piper

Përgatitja:

Filloni duke zjerë spinaqin, pasi ta keni larë mirë me ujë të ftohtë. Më pas, prisni avokadon në pjesë të vogla dhe hidhni mbi të limonin dhe qepën.

Përziejeni mirë me spinaqin dhe shtoni vajin, kosin (mbani një lugë) kripën dhe piperin.

Vendosni të gjithë përbërësit në blender dhe përziejini deri sa të formohet një masë kremoze.

Shërbeheni me kosin që këni mbajtur në anë.

Extra Tip: mund ta shoqëroni me fruta të thata, qepë, kastravec, domate, apo kombinim të disa prej tyre.

Sido që ta preferoni, shija është e garantuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button