Thellohet bashkëpunimi France-Maqedoni për ‘Natyra 2000’

Në kuadër të bashkëpunimit të krijuar bilateral midis ministrisë franceze dhe asaj maqedonase, përgjegjëse për mjedisin jetësor, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Sekretariatin për Çështje Evropiane, Ambasadën Franceze dhe Institutin Francez në Shkup, organizuan seminarin me temën “Shkëmbimi i përvojave midis Francës dhe Maqedonisë për Natyra  2000 dhe implementimi i Direktivave për habitatet dhe zogjtë“.

Duke shprehur falënderimin e tij ndaj Qeverisë Franceze për bashkëpunimin e mirë bilateral në sferën e mjedisit jetësor i cili po realizohet përmes shkëmbimit të përvojave, por edhe përmes implementimit të projekteve nga sfera e mjedisit jetësor, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti në fjalimin e tij të hapjes theksoi.

„Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor si ministri kompetente pranon se një nga politikat dhe instrumentet e BE-së në pjesën e mbrojtjes së natyrës janë direktivat e BE-së për habitatet dhe zogjtë, të cilat nga ana tjetër janë mekanizmat ligjore themelore për krijimin e Rrjetit ekologjik evropian Natyra 2000.

Për këtë arsye Natyra 2000 e njohim  si një segment kyç në funksionimin e ekosistemit, në ruajtjen e pasurive natyrore, specieve bimore dhe shtazore dhe habitatet e tyre natyrore, të cilat janë të një interesi dhe regjimi të posaçëm të mbrojtjes së BE “.

Në seminar morën pjesë edhe dy ekspertë francez, Lorens Pujo, zëvendës drejtoresh rajonalale e  Mjedisit Jetësor, Planifikimit dhe Banimit  e Oksitanisë dhe Paulla Fernandes, zëvendës drejtoreshë për Ekologji në Oksitani.

Për rëndësinë e këtij bashkëpunimi fjalim të hapjes kishte edhe ambasadori i Francës në Maqedoni, shkëlqesia e tij Kristijan Timonie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button