Vardari do të disiplinohet, pritet suspendim i stadiumit!

FFM është e sigurt që do të ngre procedurë ndaj kampionit të Maqedonisë, Vardarit pas incidentit që ndodhi dje, ndërsa pritet që procedurë të ketë edhe ndaj KF Sileksit, pasi që ishte goditur trajneri kondicioner i Pelisterit.

Ekziston mundësi e madhe që ekipi i Vardarit dy ndeshjet e fundit të kampionatit vjeshtor, kur do të jetë nikoqire ndaj Sileksit dhe Metalurgut, ti luajë jashtë “Telekom Arenës”. Kuqezinjve nuk u është e shkruar që të luajnë ndaj Sileksit në Arenën, njëjtë ishte edhe vitin e kaluar kur duelin e fundit të kampionatit vjeshtor e luajtën në Veles, kundër skuadrës nga Kratova.

Ndërkohë FFM, sigurisht që do të ngre procedurë ndaj kampionit aktual pas incidentit të djeshëm, ku pas përfundimit të ndeshjes me Renovën. Të përkujtojmë se kishte tollovi, por mundë të thuhet se kishte edhe rrahje dhe grushte ku morën pjesë edhe persona jozyrtar. Nëse vërtetohet një gjë e tillë, do të thotë që tereni i KF Vardarit do të jetë i suspenduar, me së paku një ose dy ndeshje.

Sigurisht se nuk duhet harruar që gjatë video incizimeve që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, dëgjohen dhe ofendime në baza etnike dhe nacionale nga tifozët e Vardarit “Komiti”, ndërkohë gjithashtu kishte edhe të ndezura fishekzjarr dhe piroteknikë nga po të njëjtët tifozë, që nëse merren parasysh dhe këto lëshime, dënimi do të duhej të jetë edhe më i madh.

Gjithashtu është e mundur që procedurë të ngrihet edhe ndaj KF Sileksit, shkaku që në ndeshjen ndaj Pelisterit në zhveshtoren e mysafirëve ishte sulmuar dhe goditur trajneri kondicional i mysafirëve, Petar Kostovski. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button