Studentëve nuk u lejohet t’i mbushin fletëpagesat shqip

Studentët e Universitetit Shtetëror të Tetovës në Shkup, ankohen se kur është koha për të paguar provimet apo për të paraqitur semestrin, fletëpagesat e tyre nëse shkruhen në gjuhën shqipe nuk pranohen.

“Kemi plotësuar fletëpagesën në gjuhën shqipe dhe në asnjë bankë madje as në postë nuk na pranohen”, tha Ganimete S., studente e USHT-së.

Disa student të tjerë thonë se shumica edhe instinktivisht plotësojnë maqedonisht fletëpagesat.

“Tani e dimë me se pothuajse askund nuk zbatohet gjuha shqipe si gjuhë e dytë zyrtare, andaj edhe shumica pa provuar fare, menjëherë i shkruajnë në gjuhën maqedonase, po ja që tentuam t’i shkruajmë në gjuhën tonë dhe na i kthyen duke thënë që fletëpagesa duhet të paguhet në gjuhën shqipe”, tha Driton F., student në USHT.

Tentuam të kontaktojmë për të marrë përgjigje nga Halkbank, ngase në këtë bankë studentët bëjnë pagesën, por ende nuk kemi marrë ndonjë informacion lidhur me këtë çështje.

Po ashtu Poralb.mk kontaktoi edhe Postën e Maqedonisë, për rastin e njëjtë, dhe as nga ky institucion nuk arriti të merr ndonjë përgjigje konkrete, për plotësimin e fletëpagesave.

Lajme të ngjashme

Back to top button