Për rrogë prej 5000 euro do të presim 20 vite

Katerina Neshkova, koment – “ Tani hetime për helmimin politik”, Dnevnik
Si që supozuam, diagnoza e katërt e njëjtë për nxënësit shqiptar të “helmuar” në 20 vitet e fundit. Kush do ta mbajë përgjegjësinë për këtë lloj manipulimi me opinionin?

Branko Gjorgjevski, kolumnë – “ Pustecit i duhen kufinj demokratik”, Dnevnik
Mundet të thuhet se për banorët e  Pustecit do të jetë më mirë në komunën e re, sepse është më e pasur. Por, e njëjta mundej të thuhet edhe në rastin e Strugës, Kërçovës, Çairit…qytetarët  shqiptarë do ta kenë më mirë me kufij tjerë komunal.

Lindita Kadriu, kolumnë –“Mbetesh yll në qiellin politik”, Dnevnik
Gargamel – kuzhinat e dinë se në një shoqëri patriarkale, të ndarë me qepje etnike, nuk ka goditje më të ulët nga ajo se ndonjë femër, Shqiptare, “ ka pasur punë” me ndonjë të krishterë.

Erol Rizaov, kolumnë – “ Venizelos do të vjen dhe do të shkon”, Utrinski Vesnik
Vallë do të takohen në Shkup  Venizelos dhe Gruevski dhe do të thyejnë nga një fjalë, akoma nuk kemi vërtetim. Më e sigurt është se Gruevski do ti shmanget takimit, e Venizelos ashtu si që do të vjen, ashtu edhe do të kthehet. Me duar të zbrazëta.

Maja Tomiq, editorial- “ Edhe 20 vite na ndajnë nga mirëqenia”, Utrinski Vesnik
A kanë  për momentin kompanitë e vendit kapacitetin tu përgjigjen nevojave të huajve? Përgjigjen nuk e ka as Qeveria, as biznesmenët. Do të presim rreth dy dekada qe të mundemi të lëvdohemi me rroga prej 5000 euro.

Ivana Kostovska, kolumnë – “ Heshtja është flori, dinakëria është virtyt”, Dnevnik
 Për pushtetin dhe opozitën, MANU, Universitetin, prioritet numër një duhet të jetë strategjia që do ti ndihmojë Maqedonisë të mos mplaket.

Blagoj Zashov, kolumnë – “ Maqedonia duhet të shenjojë 100 vite nga Lufta e madhe”, Utrinski Vesnik
Në frontin maqedonas ishin disa nga betejat më të mëdha në luftën e Parë botërore në Ballkan. Maqedonasit ishin të mobilizuar edhe nga ushtritë Serbe edhe nga ato Bullgare.

Mitko Jovanov, kolumnë – “ Shans për administratën të lirohet nga VMRO – DPMNE”, Sloboden Peçat
Nga aspekti profesional, obligim i çdo shërbyesi civil ndaj shtetit është të lajmëron shtypje dhe shantazh ndaj tij nga cili do subjekt për arritje të qëllimeve politike dhe interesa tjera personale ose të grupit.

Lajme të ngjashme

Back to top button