70% e qytetarëve nuk besojnë se mund të ndikojnë në politikat shtetërore

Organizata Reaktor- Hulumtim në aksion ka dalë me anketë për aktivizëm qytetar prej vitit 2012 deri më vitin 2016. Në Konferencën e sotme për aktivizëm qytetar, Damjan Zdravev nga e njëjta organizatë duke promovuar shifrat nga anketat e realizuar, ka folur edhe për mundësinë e ndikimit të qytetarëve në vendimmarrje politike, shkruan Portalb.mk.

“Rezultatet që i kemi janë mjaftë interesante. 30% të qytetarëve gjatë një viti marrin pjesë në aktivitete qytetare, për të mirën e përgjithshme. 30% nga qytetarët kanë kontakt me institucionet, në nivel lokal dhe shtetëror. Megjithatë, ajo që është shënuar është se, qytetarët gjatë vitit 2015/16 më shumë i zgjedhin mekanizmat kundërshtuese ndaj vendimeve, e ato janë: protestat dhe peticionet”, tha Zdravev.

Sipas tij, si faktorë kryesorë të cilat pamundësojnë ose zmadhojnë aktivizmin qytetar është perceptimi i fuqisë së ndikimit.

“Këtu mund të vërejmë mosguximin e qytetarëve, në nivel nacional, 70% e qytetarëve mendojnë se nuk kanë ndikim në vendimet që merren për Maqedoninë, ndërkaq më pak se 60% vlerësojnë se nuk ndikojnë ndaj vendimeve që i merr komuna ku jetojnë”, potencoi mes tjerash Zdravev nga Reaktor.

Artan Sadiku, doktor i shkencave sociale, kujtoi se është shumë vështirë të praktikohet aktivizëm qytetar në gjendje kur kemi krizë institucionale. Sipas tij, në kësi situatë është vështir të kemi aktivizëm qytetar konstruktiv, sepse institucionet janë të mbyllura.

“Kontributi për të mirën e përgjithshme mungon. Nga të dhënat 70% e qytetarëve vlerësojnë se nuk mund të ndikojnë në nivel shtetëror. Megjithatë, me institucione të partizuar me shoqëri të partizuar aktivizmi nuk do të ndodh spontanisht institucioneve t’u kujtohet se duhet të organizojnë takime konsultative me qytetarët, por ndryshimi duhet të jetë si rezultat i aktivizmit qytetar”, sqaroi Sadiku, raporton Portalb.

Aktivistët në panel kanë kërkuar që lufta për demokraci të jetë më radikale, përveç asaj që zakonisht kërkohet e që është përgjegjësia institucionale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button