Linda rikthehet në duart e Fadil Berishës

Që prej deklarimit se ‘Linda Halimi lë përfundimisht muzikën’, duke lënë në mëdyshje të gjithë, këngëtarja ka ndarë përmes rrjeteve sociale çdo aktivitet tjetër me fansat, përveç këngës.

E ndonëse dyshimet qojnë tek ndërrimi i emrit të saj artistik dhe jo te divorci me këngën, këngëtarja që tashmë angazhimin e saj e ka shtrirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka treguar se këto ditë po bën një tjetër sesion fotografish.

Dhe siç bënë secili artist shqiptar që viziton Amerikën, edhe Linda tashmë për të dytën herë po fotografohet nga fotografi i mirënjohur Fadil Berisha, sesion fotografik ky i cili besohet se do t’i paraprijë projekteve muzikore të Linditës (emri i ri artistik). Ndryshe, tashmë besohet se ajo do të konkurrojë në “The voice of USA”.

Lajme të ngjashme

Back to top button