Sulejman Rexhepi: Dënim me vdekje nga Allahu për kryetarin e komunës së Prilepit

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Reis Ul Ulema Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi në rrjetin social Facebook ka shkruar se kryetari i Komunës së Prilepit Marjan Ristevski do të ballafaqohet me dënim me vdekje nga Allahu.

Kryetarin e Komunës së Prilepit sipas ef. Rexhepit, dënimi do ta gjej ashtu siç i ka gjetur më shumë se 30 banorë të Prilepit të cilët në vitin 2001 e kanë djegur xhaminë në Çarshinë e Prilepit.

“Të nderuar vëllezër mysliman kjo është Xhamia e Çarshisë në Prilep të cilën në vitin 2001 e dogjën një grup prej 30 vetash të gjithë këto u dënuan me vdekje nga Allahu i madhëruar shumica prej tyre u likuiduan në mes veti ndërsa para një kohe katër humbën jetën në komunikacion, i parafundit dje me motoçikletë ndërsa i fundit prej tyre si duket ka mbet edhe Marjan Risteski i cili do të ballafaqohet me dënimin e Allahut fuqiplotë”, shkruan Sulejman Rexhepi.

Lajme të ngjashme

Back to top button