Tetovë, parkimi zonal do të vendoset pas zgjedhjeve

Është anuluar hapja e parkimit zonal në qendrën e qytetit të Tetovës e cila revoltoi banorët e qendrës. Hapja e tij është pezulluar përkohësisht pasi që Portalb mëson jo-zyrtarisht që hapja e parkimit zonal do të bëhet fill pas zgjedhjeve presidenciale.

Hysen Demiri udhëheqës i sektorit për komunikacion dhe tokë ndërtimore për Portalb tha se ka një tender të hapur për parkimin zonal që të jepet me koncesion. 

“Në bazë të të dhënave shkak kryesor i anulimit të hapjes së parkimit zonal është çmimi i lartë”. Qytetarët që do duan të parkojnë veturat do duhet të paguajnë 40 denarë për një orë. Nga anketa e zhvilluar me qytetarët vërejmë se ato shprehen aspak të kënaqur.” tha Demiri.
“Më duhet të parkoj veturën ç’do ditë dhe realisht çmimi i parkingut është tejet i lartë”-shprehet qytetari Elmedin Memishi.

 “Mungesa e hapësirave për parkimin e veturave është shkak që të vendosim veturat tona në vënde të pa përshtatshme. Në qytet mbretëron një kaos. Çmimi është i lartë” shprehet Burhan E.

“ Ç’të bëjmë ne banorët e banesave, apo pronarët/punëtorët e dyqaneve? Ku t’i parkojmë veturat, apo të paguajmë nga 30 apo 40 në orë!? Pajtohem se duhet vendosur rregull në komunikacion, por komuna duheshte paraprakisht të sigurojë numër të mjaftueshëm të vendparkimeve për këta qytetarë, duke u ofruar mundësi të blejnë bileta mujore/vjetore. “tha V.Abdiu.

Sipas Demirit vendimi për çmimin është marrë nga ana e Këshillit më 31 janar të vitit 2012. 
Ndër të tjera, jo-zyrtarisht mësohet se si shkak tjetër për anulimin e hapjes së parkimit zonal është edhe “vetura e merimangës” e cila nga një kohë e gjatë nuk është duke funksionuar për shkak të amortizimit dhe nuk mund ti largojë veturat që shkelin urdhërin. 

Sipas të dhënave shtesë, për momentin në qytetin e Tetovës ka vetëm tre parkingje të mbyllura dhe atë: zona A ku paguhet 40 denarë ora dhe dy zonat B nga 30 denarë. Për shkak të çmimit të lartë ato janë të boshatisura. /Portalb

Blerona Jakupi

Lajme të ngjashme

Back to top button