Maqedoni, lindje ka, por edhe vdekje po

Të dhënat e Entit shtetëror për Statistikë tregojnë se përqindja e njerëzve të vdekur në Maqedoni sa vjen e rritet. Përqindja e foshnjave të lindura në tre muajt e fundit të këtij viti është rritur për 2,4 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shkruan Koha.mk.

Ndërkaq, sipas të dhënave të Entit, përqindja e personave që kanë vdekur gjatë tre muajve të fundit është 3, 9 për qind më e lartë se përqindja e atyre që kanë vdekur një vit më parë në të njëjtën periudhë të vitit. Ndërkaq numri i kurrorëzimeve në këtë tre mujor është zvogëluar për 4,4 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2015. Ndërkaq numri i shkurorëzimeve është ulur për 10,2 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button