Barca dhe PSG gati në çerekfinale

Barcelona ka mposhtur Manchester Cityn midis Anglisë në ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve. Barcelona që nga minuta e parë tregoi madhështinë e saj duke e poseduar topin në shumë pasime.

Dy golat e fitores u shënuan në pjesën e dytë të takimit. Demichelis shkaktoi penallti në min. e 54 duke u përjashtuar nga ndeshja. Messi ishte ai që u pengua dhe ishte mu ai që edhe realizoi penalltinë. Goli i dytë dhe i sigurisë u realizua në min. e 90. Neymar asistoi te Alves në min. 90 për ta shndërruar në gol mbrojtësi brazilian Alves.
Me këtë rezultat Barça është shumë pranë kualifikimit në raundin tjetër.

Në ndeshjen tjetër që mbeti nën hijen e duelit të gjigant City – barca, Paris Saint-Germaini e ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampioneve që në përballjen e parë të 1/8. Francezët regjistruan fitore prej 4:0 si mysafirë të Bayer Leverkusenit në “BayArena”.

Që në minutën e tretë, Matuidi shënoi për mysafirët, ndërsa në këtë gol ishin të përfshirë edhe Ibrahimoviç dhe Verratti. Pa përfunduar pjesa e parë, Zlatan Ibrahimoviç shënoi dy gola, një nga penaltia (39’) dhe një nga loja e hapur (42’). Yohan Cabaye e vendosi rezultatin përfundimtar falë asistimit të Lucas (88’).

Nesër (19.02.2014) do te vazhdojnë ndeshjet e Ligës së Kampioneve me dy duele tjera, Milani me Atletico Madridin dhe super dueli Arsenal – Bayern Munich. Të ndeshjet luhen me fillim në orën 20:45 minuta. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button