Miliona myslimanë në pelegrinazh- të zemëruar me ISIS (VIDEO)

Rreth 17-20 milionë myslimanë shiitë kanë marrë pjesë në pelegrinazhin e tyre të shenjtë, respektivisht në një nga marshet më të mëdha në botë, shkruan independent.co.uk, transmeton Portalb.mk.

Marshi filloi nga qyteti Karabala (62 milje në jug-lindje të Bagdadit), të dielën dhe të hënën për tërë ditën e tyre të shenjtë, e cila shënon fundin e ditës së dyzetë të zisë (që vijoi pas Ashures), ritual ky fetar që përkujton vdekjen e nipit të Profetit Muhamed, Imam Husein në vitin 680.

Turma të mëdha vizituan varrin e Imam Huseinit dhe vëllait të tij, Abas në Karbala, ku ata ishin vrarë.

Shumë prej tyre vendosin ta bëjnë udhëtimin në këmbë, pavarësisht udhëtimit pranë vendeve të kontrolluara nga ISIS dhe pavarësisht se ky grup ekstremist ka kryer disa sulme vdekje-prurëse në pelegrinazh. Në sulm vetë-vrasës gjatë javës së kaluar, u vranë 6 njerëz pranë Karabalas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button