Bogoevski: Do të tërhiqem nga kandidatura për deputet nëse Zaev përmend federalizim të Maqedonisë

VMRO-DPMNE e ka futur në diskursin politik temën e federalizimit dhe ndarjes së Maqedonisë. Kështu shprehet kandidati për deputet nga radhët e LSDM-së, Pavle Bogoevski. Ai për emisionin “Debat” i organizuar nga NovaTv dhe Portalb.mk, tha se asnjë njeri nga koalicioni i LSDM-së, nuk punon për ri-definim të shtetit përmes ndryshimit të Kushtetutës për federalizim apo prishje të shtetit.

“Ma thoni një deklaratë të Zoran Zaevit, liderit të LSDM-së që thotë se do të vendosë dygjuhësi absolute dhe unë do të tërhiqem nga kandidatura ime për deputet” shprehet ai.

Kjo pjesë e bisedës mund të ndiqet nga minuta e 37.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button