Vijon “telenovela”, ish e dashura mesazh “kërcënues” për reperin e Babastars?

Vetëm një ditë pasi Majlinda Zeka postoi foton se priste një djalë në profilin e saj në Instagram, reperi i Babastars, Majk, dha një intervistë për Bluetooth, ku deklaronte se nuk dinte asgjë për fëmijën, se është ndarë me Majlindën dhe nuk kishte asnjë dijeni nëse fëmija është apo jo i tij, shkruan RevistaClass.

Me sa duket, kjo deklaratë ka qenë shokuese për ish të dashurën e tij modele, e cila, me gjasë, i është përgjigjur me një status të ri po në profilin e saj në Instagram. Mbrëmjen e djeshme, Majlinda ka postuar një mesazh, deri diku “kërcënues” për Majk, duke e akuzuar atë se nuk mund t’ia shkatërrojë jetën dikujt me gënjeshtra: “Asnjëherë mos provo t’ia shkatërrosh jetën dikujt me gënjeshtra, pasi e jotja do të shkatërrohet nga e vertëta”, – shkruan Majlinda në foton e saj të fundit në Instagram.

Nuk dihet nëse mesazhi  i është adresuar Majkit, por me ҫ’kuptohet nga postimet e tyre të fundit, ndarja nuk ka qenë aspak miqësore dhe kjo është kuptuar edhe nga mesazhet që reperi ka shkruar në profilet e tij sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button