E Majta: Mashtruesi kërkon nga gjykata të na e ndalojë pjesëmarrjen në zgjedhje

Zharko Petreski nga Shkupi, i cili prezantohet si themelues i së Majtës, deri tek Gjykata Themelore Shkup 2 dorëzoi propozim për sjellje të masës së parakohshme për ndalim të kësaj partie për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në dhjetor, shkruan META, transmeton Portalb.mk.

Ndërsa Zdravko Saveski tha se Petreski nuk është themelues i partisë në fjalë, por manipulues. Ai bëri të ditur se po presin vendim të gjykatës, por se kjo nuk i ndalon të vazhdojnë aktivitetet parazgjedhore për zgjedhjet në dhjetor.

“Në Maqedoni gjithkush mund të të padisë për gjithçka, e ndonjëherë kjo e drejtë keqpërdoret për të arritur qëllime të caktuara” theksoi Saveski.

Në kërkesën dërguar gjykatës, Saveski thotë se pas gjysmës së dytë të tetorit, nga persona të partisë është informuar se komiteti qendror i së Majtës në seancën e 16 tetorit me shumicë votash ka sjellë vendim që partia vetë të shfaqet në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Ky vendim, siç shkroi Petreski ishte në tërësi në kundërshtim me statutin e së Majtës, respektivisht me Nenin 26, pika 1, ku u precizua se vendimet për pjesëmarrje apo mos-pjesëmarrje në zgjedhje i sjell plenumi, dhe jo komiteti qendror, për çka në gjykatë u dorëzua edhe statuti.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button