Nezir Islami nga Podujeva e gjen familjen në facebook pas 50 vjetësh (Video)

Një familje kosovare ia ka parë hairin Facebook-ut. Nëpërmjet këtij rrjeti social, pas 50 vjetësh dy motra kanë rënë në kontakt me vëllanë, me të cilin kishin humbur kontaktet, raporton KTV.

Nezir Islamin, i cili aktualisht jeton me familjen e tij në Lion të Francës, ishte larguar nga vendlindja më 1964.

Djali i vëllait të tij, Mehdi Islami, i cili jeton në fshatin Kaçibek të Podujevës, aty edhe ku kishte lindur edhe Neziri, tregon se si kishin humbur kontaktin me xhaxhain e tij.

Motrat e Nezirit thonë se kishin humbur shpresat që ai të gjendej i gjallë. E motra më e vogël thotë se ia kishte harruar edhe fytyrën vëllait të saj. Ato tani kanë komunikuar me Nezirin për herë të parë pas këtyre viteve nëpërmjet Facebook-ut, mirëpo në gjuhën frënge dhe angleze, pasi ai e ka harruar gjuhën amtare shqipe. Sipas tyre, Neziri nuk ka dhënë ndonjë arsye përse nuk ishte bërë i gjallë për një kohë kaq të gjatë.

Kohavisioni ka tentuar edhe vetë të kontaktojë me Nezirin në Facebook, mirëpo ai nuk ka kthyer përgjigje.

Familjarët thonë se Neziri u ka premtuar se shumë shpejt do të kthehet në Kosovë, derisa ata janë duke përgatitur një aheng të madh për ardhjen e tij./ Zëri

Lajme të ngjashme

Back to top button