QMBI: ‘Zgjedhjet presidenciale, a është i mundur koncensualiteti dhe çka e humb e çka fiton Maqedonia nga ai?

 
Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional (QMBI), organizoi debat me temë ‘Zgjedhjet presidenciale, a është i mundur koncensualiteti dhe çka e humb e çka fiton Maqedonia nga ai?’.

Të pranishmit në debat një zëri kanë konstatuar se koha nuk premton që në këto zgjedhje të ketë kandidat koncensual, por kjo temë do të ngelet e hapur për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Vllado Popovski, profesor universitar dhe anëtarë i VMRO-DPMNE-së, mes tjerash tha se në këtë moment është shumë rënd realizimi i propozimit për president koncensual.

‘Unë mendoj se ideja për kryetar koncensual nuk do të japë rezultat në këto cikël zgjedhor megjithatë bëhet një temë e rëndësishme e cila do të trajtohet mes partnerëve të koalicionit ose mes partive që do të hynin në koalicion parazgjedhor për kryetar në të ardhmen’ tha Popovski.

Ermira Mehmeti, nga Bashkimi Demokratik për Integrim, nuk mendon se ulja e censuzit për president të cilën e votoi kjo parti në zgjedhjet e fundit presidenciale defaktorizon shqiptarët.

‘Parimisht unë kam vlerësuar se ulja e cenzusit do të mund të ishte një lloj cënimi për sa i përket faktorit politik shqiptarë në Maqedoni. Por, nëse nisemi nga ajo që ne e pamë si rezultat në ditën e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2009, elektorati shqiptarë i cili deri atëher dihej si një elektorat i dëgjueshëm që dëgjonte urdhërin partiak për të votuar njërin apo kandidatin tjetër, dëshmoi një autonomi në vendimmarrje. Kështu që, nëse kemi parasysh për mua këtë maturi apo pjekuri politike të cilën elektorati po e krijon me kalimin e viteve dhe me forcimin e demokracisë… nuk mendoj se duhet shikuar si rrezik apo cenim të faktorit shqiptarë’ tha Mehmeti.

Hari Llokfenec, anëtarë i LSDM-së, nuk përjashtoi nga mundësia koalicionimin me BDI në prag të zgjedhjeve presidenciale.

‘Jemi në periudhë delikatë janë të mundura edhe zgjedhjet parlamentare, mundësia për kandidat koncensual u hap vetëm brenda koalicionit, kjo ishte një gjë që flitet brenda koalicionit dhe sot më vjen shumë mirë që mund të flasim hapur se a është e mundur një gjë e tillë në Maqedoni. Në prag të zgjedhjeve do të kërkojmë përkrahje nga të gjitha partitë politike e në vecanti dhe me shumë kënaqësi nga BDI-ja’ tha Llokfenec.

Flora Kadriu, analiste dhe me përvojë politike, qëndrimin e BDI-së për kandidat koncensual e quan jo serioz.

‘Nuk pat sinqeritet të bollshëm nga ana e BDI në drejtim të hapjes së kësaj cështje. Sepse vetë isha ajo që në një media maqedonase plasova këtë temë tre javë para se Ali Ahmeti të plasoj të njejtën në Alsat, mirëpo sepse them jo sinqeritet sepse kjo tezë duhet të plasohet shumë më herët dhe pikërisht të kërkohet koncensuz, pra një politikë adaptimi nga të gjithë participientët apo subjektet politike relevante në këtë shtet’ tha Kadriu./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button