Derbi në Tetovë, Shkëndija pret Rabotniçkin e “tërbuar”

Derbi për Shkëndijën në xhiron e 16-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë. Përballja me Rabotniçkin në Tetovë vjen në moment të duhur, pikërisht kur skuadra ka kapur rritëm dhe kthehet në formën optimale. Me tre fitore në po aq takimet e fundit në kampionat dhe me një efikasitet të kënaqshëm prej 12-të golave të shënuar në tre ndeshje ‘kuqezinjtë’ shikojnë me optimizëm përballjen me Rabotniçkin, mirëpo të vetëdijshëm se nuk do të jetë aspak e lehtë.

Me gjithë formën e ndryshueshme që po kalon rivali i të dielës, bëhet fjalë për skuadër cilësore me futbollistë kualitativ e cila për tu mundur duhet impenjim dhe koncentrim maksimal për 90-të minuta. Shkëndija këtë ka mundur dy herë këtë skuadër në Shkup, në kampionat dhe Kupë, ndërsa pa gola u mbyll një përballje në Tetovë, që gjithsesi ‘kuqezinjëve’ u dha kualifikimin falë fitores si mysafire. Hendikep për Shkëndijën do të jetë mungesa e golashënuesit Besart Ibraimi, i cili javën e kaluar kundër Makedonija Gj.P. morri kartonin e pestë të verdhë këtë sezon, që automatikisht nënkupton pauzë prej një ndeshje.

Gjithsesi, stafi teknik përgatit taktikë që pritet të kompensojë mungesën e Ibraimit dhe në fund edhe nga kjo përballje të dilet me tre pikë. Të lënduar janë vetëm Juffo dhe i riu Taipi, kështu që trajneri Jeton Beqiri formacionin do ta zgjedhë në bazë të nevojave të strategjisë së përgatitur. Përballja Shkëndija-Rabotniçki luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 13:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button