Thaçi – Staffansson, diskutohet edhe mundësia e zgjedhjeve të parakohshme

Në vazhdën e takimeve me diplomatë të huaj në vend sot Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, në selinë e partisë në Tetovë realizoi takim me Ambasadorin e ri të Suedisë në Maqedoni, Mat Staffansson. 

Kryetari i PDSH-së z Thaçi pas takimit  deklaroi :“Ishte një takim protokollarë me Ambasadorin e Suedisë i cili mbulon regjionin. Folëm për çështje të brendshme të Maqedonisë siç është bllokimi i procesit integrues, zgjedhjet presidenciale, mundësia e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, po ashtu edhe më gjerë sa i përket Shqipërisë, Kosovës, dialogut në mes Beogradit dhe Prishtinës. Pozicionet e PDSH-së janë të pandryshuara, Maqedonia është në telashe shumë të mëdha në procesion integrues. Të gjitha të tjerat të cilat i flasin qeveritarët janë politikë virtuale, blerje e kohës me të cilën ne nuk pajtohemi”.

Lajme të ngjashme

Back to top button