fbpx

Në tremujorin e tretë shënohen 90 vdekje të foshnjave

Enti shtetëror për statistika gjatë tremujorit të tretë ka regjistruar rënie të rritjes natyrore të banorëve në krahasim me vitet e kaluara.

Në  kuartalin e tretë të vitit 2010, e deri më tani është shënuar rënie prej 22 për qind. Sipas ekspertëve faktor kryesor për këtë situatë është largimi i madh i qytetarëve nga vendi, transmeton Plusinfo.

Shkallë më e lartë e rritjes natyrore është vërejtur në Shkup, Tetovë, Çair dhe Saraj, kurse trendi negativ dhe vdekje të foshnjave është rritur në Manastir, Sveti Nikole dhe Berovë. Ulje e popullsisë është vërejtur në gjithsej 30 komuna.

Statistikat po ashtu tregojnë rritje të  fëmijëve ku numri i tyre është gjithsej 90 në këtë tremujor, që është numri më i lartë i numrit të përgjithshëm të deritanishëm.

Kjo sipas sociologëve është indikativë që ulet numri i të lindurve, në krahasim me vitin kur është vënë shtesa për fëmijën e tretë. Ekspertët vlerësojnë që kjo tregon joefikasitetin e politikave qeveritare.

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button