Intelektualët maqedonas: Venizellos është i paskrupullt!

Fjalime skandaloze të intelektualëve maqedonas ndaj Ministrit të jashtëm grek Evangeliz Venizelos. Një numër aktorësh të shoqërisë civile, ‘Manifesti maqedonas’ të njohur me qëndrimet e tyre pro qeveritare, kundërshtojnë pritjen e shefit të diplomacisë greke nga kreu shtetëror. Gjatë vizitës së enjtes Venizelos duhet të pritet në takim vetëm nga ndonjë zv/ministër apo këshilltar, theksoi historiani Stefan Vllahov Micov.

Micov nuk u kursye të drejtojë dhe një sërë ofendimesh personale ndaj Venizelosit.

“Ky person është i frustuar, edhe atë në çdo aspekt, është i frustruar nga origjina e tij, nga familja e tij, shikoni pamjen e tij, shikoni vajzën e tij, prandaj dëshiron t’i fyejnë të tjerët, ata vetë janë vjedhës e thonë kapni vjedhësin”, theksoi historiani Stefan Vllahov Micov.

Micov madje u arsyetua se këto nuk janë ofendime por pasqyrim i realitetit, pasi Venizelos meriton këtë trajtim.

 “Mendoj se Evangeliz Venizlos edhe në Shkup do të jetë i paskrupullt, sepse nga vetë natyra ai është i pafytyrë”, theksoi Eftim Kletnikov, poet.

Sipas Eftim Kletinikov, fjalimi i Venizelosit në parlamentin francez ishte fyes, madje siç u shpreh qëndrime fashiste dhe ‘gjenociadale’ ndaj maqedonasit.  

“Venizelos jo vetëm që ofendoi Maqedoninë por flet me nënçmim për Maqedoninë, na quajtën vjedhës, pedera na tha, ndërkaq ne u shqetësuam çfarë kemi thënë për familjen e tij”, tha Georgi Barbarovski.

Sipas këtij grupi të quajtur “Manifesti maqedonas”, as qasja e Shqipërisë ndaj Maqedonisë nuk është korrekte, pasi siç thanë shqiptarët në Maqedoni kanë më shumë të drejta në krahasim me pakicën maqedonase në Shqipëri.
“Këtu shqiptarët e Maqedonisë e kërcënojnë qeverinë Maqedonase, ndërkaq ne çfarë kemi atje? Çfarë të drejtash ne kemi atje? Prandaj, ju (shqiptarët) do të keni po aq të drejta në Maqedoni ashtu si maqedonasit tonë që kanë në Shqipëri dhe Kosovë, as më pak e as më shumë, aq”, theksoi historiani Stefan Vllahov Micov.

Sipas grupit të intelektualëve maqedonas madje çdo përfaqësues ndërkombëtar përfshirë ambasadorët në Shkup, që nuk përmendin ermin kushtetues të Maqedonisë, duhet të shpallen persona të padëshiruar –‘persona non grada’.
 Ministri i Jashtëm grek Evangeliz Venizelos i cili nga sot ka filluar turin në Ballkan, të enjten pritet të vijë në Shkup, i cili do të pritet nga krerët shtetërorë, dhe të gjithë faktorët politik relevant në vend.

Lajme të ngjashme

Back to top button