Kotevski: Zaev kërkoi duele televizive dhe gjëra tjera, por nuk duhet t’i jepet çdo gjë

Zoran Zaev bën thirrje për shumë gjëra, por kjo nuk do të thotë se duhet t’i plotësohet çdo gjë, e as duelet televizive, tha për “Meta” zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Ivo Kotevski, duke u përgjigjur në pyetjen tonë nëse Nikolla Gruevski do t’i përgjigjet thirrjes së oponentit të tij politik dhe do të pranoj duel televiziv.

“Zaev bën thirrje për shumë gjëra. Bën thirrje për hapjen dhe ridefinimin e Marrëveshjes së Ohrit, bën thirrje për zbatimin e dygjuhësisë në tërë territorin e shtetit. Por, kjo nuk do të thotë se duhet t’i pranohet çdo gjë” deklaroi Kotevski.

Kreu i LSDM-së, nga fillimi i fushatës zgjedhore këtë javë disa herë e ftoi Gruevskin në ballafaqim televiziv, por nuk mori përgjigje nga kreu i VMRO DPMNE-së.

Servisi nacional radiodifuziv gjegjësisht Radio- televizioni i Maqedonisë, do të organizoj ballafaqim parazgjedhor të katër liderëve të katër partive më të mëdha më 8 dhjetor.

“Tanimë kemi dërguar ftesa deri tek liderët e VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, i LSDM-së, Zoran Zaev, i BDI-së, Ali Ahmeti dhe PDSH-së, Menduh Thaçi për debatin e 8 dhjetorit. Deri më tani askush nuk i është përgjigjur ftesës. Përgjigje besoj do të kemi javën  fundit para zgjedhjeve dhe shpresoj që liderët të pranojnë” tha për “Meta” redaktorja e RTVM-së, Santa Argirova.

Ditën e njëjtë, më 8 dhjetor në televizionin “Telma” duhet të ballafaqohen bartësit e listës në njësinë e katërt zgjedhore, ku takohen dy liderët e partive më të mëdha, VMRO DPMNE dhe LSDM, Gruevski dhe Zaev.

Deri më tani opinioni nuk ka qenë dëshmitar i ndonjë duelit të drejtpërdrejtë televiziv të përfaqësuesve më të mëdhenj prej kur Gruevski mori drejtimin e VMRO DPMNE-së në vitin 2003.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button