Anevski nuk pajtohet t’ia japë Janevës rastin “Sopoti”

Lënda për “Sopotin”, të cilën e kërkon Prokurorja Speciale, Katica Janeva, daton para vitit 2008, prandaj kryetari i Këshillit të prokurorëve, Petar Anesvski, vlerëson se PPs-ja nuk është e autorizuar për këtë lëndë, njofton TVM2.

“Tek ne është lënda, në seancën e ardhshme do të shqyrtohet. Ngjarja ka ndodhur para 13 vitesh dhe Janeva nuk është e autorizuar për ngjarjet që kanë ndodhur para vitit 2008. Ne kërkuan informacione plotësuese nga Prokuroria Speciale, por gati një muaj ka që nuk i kemi marrë informacionet që i kemi kërkuar”,- thonë nga Këshilli i prokurorëve.

Por, Prokuroria Speciale vlerëson se pavarësisht periudhës kur ka ndodhur ngjarja, PPS-ja ka sërish të drejtë dhe kompetencë t’i hetojë ato.

“Prokuroria Publike Speciale ka kompetencë të dëgjojë përgjimet e jashtëligjshme për periudhën 2008-2015. Gjithçka që rezulton si vepër penale nga ato regjistrime, PPS-ja ka të drejtë dhe kompetencë t’i hetojë, pavarësisht kohës në të cilën ka ndodhur vepra penale”,- thonë nga Specialja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button