Shkëndija me juniorët në Kupën e Pavarësisë

Shkëndija edhe këtë vit do të jetë pjesë e aktivitetit mbarëkombëtar ‘Kupa Pavarësia 2016’ që zhvillohet me 28 nëntor në Tiranë. Tradicionalisht ‘kuqezinjtë’ janë pjesë e këtij aktiviteti që organizohet për nder të ditës së Flamurit kombëtar, ndërsa përveç Shkëndijës këtë vit do të marrin pjesë edhe Kukësi i Shqipërisë, Prishtina e Kosovës dhe KF Otrant nga Ulqini i Malit të Zi.

Për shkak të angazhimeve në kampionat ku Shkëndija më 27 nëntor ka derbi ndeshje me Rabotniçkin në Tetovë dhe faktit që 28 Nëntori këtë vit bie të hënën, ‘kuqezinjtë’ detyrohen drejt Shqipërisë të udhëtojnë me ekipin e të rinjëve.

Kujtojmë se Shkëndija në të kaluarën ka fituar një herë trofeun e ‘Kupa e Pavarësis’ në vitin 2012, pikërisht në turneun më të zgjeruar për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button