Afrohet afati i likuidimit të borxheve, Gruevski ngutet për zgjedhje

Në vitin 2015 përfundon afati i grejs-periudhës për disa kredi të marra nga Maqedonia. Përveç normës së interesit e cila është paguar çdo vit, Maqedonia duhet të fillojë me shlyerjen e kredive, kryesisht të marra në disa banka komerciale botërore.

Pagesa në total e qindra milionave të marra si kredi me një normë interesi deri në 10 për qind, nga analistët ekonomik dhe nga opozita konsiderohet si një sfidë për ekonominë maqedonase e cila për shkak të investimeve të dobëta dhe rritjes së ulët ekonomike nuk do të jetë në gjendje të shlyej kredit e marra.

Nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, vitin 2015 e konsideron si një vit krize për shkak të kthimit të kredive të marra nga shteti. Sipas saj pikërisht kjo është arsyeja që qeveria dëshiron të mbajë zgjedhje të parakohshme.
“Kreditë e marra nuk kanë alternativë tjetër përveç se të paguhen”, thotë ish ministri i financave dhe njohës i mirë i rrethanave ekonomike, Xhevdet Hajredini.

Sipas tij, Maqedonia shfrytëzoji mundësin e futjes së pa përgjegjshme në borxhe si pasojë e ndryshimit të politikave të Bankës Botërore dhe FMN-së.

“Qeveria aktuale siç dihet po sa e mori pushtetin filloi intensivisht  të shfrytëzoj kredi, ishte për tu çudit se edhe Banka Botërore edhe FMN-ja në krahasim me periudhat e mëhershme i hapi dyert pa kurrfarë kushtesh i akordonte kredi Maqedonisë, që nuk k qenë praktike në kohërat e kaluara”, thotë Xhevdet Hajredini.

Me këtë u dhanë dritë jeshile edhe bankave komerciale të botës, që Maqedonisë t’i akordojnë kredi.

“Euro oblikacionet, janë kredi nga tregu financiar ndërkombëtarë, bankat komerciale. Një nga këto kredi kishte grejs- periudhë pre 4 – 5 vjetësh , por më një normë të interesat prej 10 për qind. Mirëpo bankat kur akordojnë afat të gjatë të fillimit të kthimit, interesin e inkasojnë rregullisht, por 2015 kësaj kredie i skadon afati i likuidimit, kështu që duhet të kthehet, shuma kryesore edhe pse interes kemi paguar çdo vit”, thotë Xhevdet Hajredini.

Ai thotë se ka edhe linja tjera kreditore nëpër banka, kështu që nuk janë inkurajuese të thënat e ministrit të Financave, Zoran Stavrevski se Maqedonia është një ndër vendet me borxh më të ulët në Evropë, edhe sikur të jenë të vërteta këto, për një shtet si Maqedonia duhet të shihet se cili  është potenciali për të kthyer borxhet.

“Maqedonia pasi ka rritje minimale të prodhimit bruto, dhe në të ardhmen nuk pritet ndonjë rritje tjetër, këta borxhe shumë vështirë do të mund të kthehen”, thotë Xhevdet Hajredini.

Sipas tij, “gjithnjë më shumë shtohet pesimizmi se në të ardhmen Maqedonia do ët jetë e aftë ti kthej borxhet. Për qytetarin e thjeshtë do të thotë varfërim, ulje të standardit”.

“Brengosë fakti  se qeveria e Maqedonisë nuk është transparente dhe nuk i publikon të dhënat e vërteta të gjendjes ekonomike, atë e din vetëm dy persona Gruevski dhe Stravrevski. Indikative ishte edhe reagimi i Guvernatorit të Bankës se duhet të ndërpritet marrja e borxheve”, thotë Xhevdet Hajredini.

  

Lajme të ngjashme

Back to top button