iPhone 8 me kamerë madhështore

iPhone i ardhshëm i Apple do të ketë aftësinë për të bërë foto në 3D, thuhet sipas disa pretendimeve të reja online.
Gjigandi teknologjik thuhet se është duke bashkëpunuar me LG për të ndërtuar një kamerë të re e cila do të jetë në gjendje që të kapë imazhe në një mënyrë krejt të re.

Burime të industrisë thanë për Korea Economic Daily: “Apple është duke studiuar si të shtojë teknologjinë 3D të kamerës”, transmeton Gazeta Express.

Teknika për të kapur foto në 3D kërkon që fotot të bëhen me dy lente të ndryshme. Më pas këto lente kombinohen për të krijuar iluzionin e 3D-së.

Si të gjitha thashethemet rreth Apple që sillen nëpër botë, edhe këto nuk janë verifikuar ende dhe mund të jenë të pasakta.

Duhet të presim deri vitin tjetër për të parë se çfarë ka në mendje Apple për celularin e ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button