Parregullsi parazgjedhore në 26 komuna të Maqedonisë

Për periudhën nga 15 tetor deri më 20 nëntor, nga 2025 raporte të fituara, OJQ Most ka vërejtur parregullsi në 26 komuna, në forma të ndryshme, shkruan Portalb.mk.

“Mosrespektimi i parimit të ndarjes së shtetit nga partia- 43 raste në 26 komuna, gjegjësisht prania e funksionarëve dhe të punësuarve në sektor publik në ngjarje partiake gjatë orarit të punës dhe promovim të politikanëve ose partive politike në ngjarje të organizuara nga institucionet publike. Presione ndaj të punësuarve në sektorin publik që të vizitojnë mitingje partiake të partisë në pushtet- 41 raste në 26 komuna. Presione për votim ose sigurim të votuesve për partinë në pushtet- 7 raste në 5 komuna. Shpërdorim të resurseve publike, gjegjësisht përdorim të automjeteve zyrtare për qëllime partiake- 7 raste në 6 komuna”, janë këto shkelje të Kodit zgjedhor të cilat i kanë shënuar vëzhguesit e Most-it.

Darko Aleksov drejtor i OJQ Most ka kujtuar se këto raste përmbajnë indikacione për kryerje të një vepre penale, dhe nëse vërtetohen, në bazë të Kodit penal parashihet dënim me burg për kryerje të veprës penale.

“Janë shqetësuese rastet e posedimit të paligjshëm të mjeteve buxhetore gjatë kohës së zgjedhjeve. Është regjistruar një rast, ndërtohet një objekt me mjete publike dhe 9 raste të mbajtjes së ngjarjeve publike më rastin e fillimit të ndërtimit ose lëshim në përdorim të objekteve të financuara me mjete publike. Është vërejtur shfrytëzimi i sallave komunale, shtëpi të kulturës dhe institucione tjera publike për mbajtje të takimeve dhe tubimeve partiake”, deklaroi Aleksov.

Raporti i plotë gjendet në këtë link.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button