Kuliq: Do t’i japim fund rastit “Trajkovski”

Do t’i japim fund rastit “Trajkovski”, thotë Omer Kuliq, hetuesi kryesor i ekipit ndërkombëtar dhe kryetar i Komisionit për aviacion pranë Ministrisë për Qarkullim dhe Komunikim të Bosnjë e Hercegovinës, lidhur me hetimin e ri për rënien e “kingerit” qeveritar afër Rotmiles, para 10 viteve kur jetën e humbi presidenti i Maqedonisë Boris Trajkovski, me bashkëpunëtorët dhe anëtarët e ekuipazhit.

“Absolutisht, do t’i jepet fund gjithë rastit. Gjithçka është qartësuar. Më nuk mund të ketë pyetje rreth kësaj”, deklaroi Kuliq për agjensinë Anadolia.

Ai konfirmoi se hetimi i ri ka përfunduar, por komisioni nuk do t’i prezantojë rezultatet e tij në 10-vjetorin e vdekjes së Trajkovskit, siç paraprakisht u paralajmërua, por në mars ose prill të këtij viti. Rezultatet nga hetimi fillimisht do t’i marrë prokurori i BeH-së.

“Hetimi në përgjithësi ka përfunduar. Ka mbetur të marrim edhe dy-tre hollësi të imëta dhe kjo është e gjitha. Bëhet fjalë për dokumente të shërbimit. Mbeti që këtë ta përgatisim, t’i japim mendimet të cilat duhet t’i përcjellim dhe t’i publikojmë” ka deklaruar Kuliq.

Sipas Kuliqit, prokurori i BeH-së do të vendosë, nëse sipas mendimit të tij ka elemente për disa vepra penale, ndërsa në bashkëpunim me prokurorin nga Maqedonia do të analizojë, do të harmonizojë, do të vlerësojë se çka ka ndodhur.
Megjithatë, Kuliq nuk mund të thotë se nëse hetimi po shkon në drejtim të asaj se ndaj Trajkovskit është kryer atentat, siç me vite pohon avokati i një pjese të viktimave në fatkeqësinë Ignjat Pançevski.

Hetimi për rënien e “kingerit” qeveritar është hapur në janar të vitit 2013 me kërkesë të Maqedonisë, pas grumbullimit të dëshmive plotësuese nga ana e MPB-së së Maqedonisë.
Më 26 shkurt të vitit 2004 në vendim Rotmile, afër Mostarit, në fatkeqësinë e aeroplanit humbi jetën presidenti i Maqedonisë Boris Trajkovski me bashkëpunëtorët dhe anëtarët e ekuipazhit. Fillimisht u konkludua se arsyet për rënien e aeroplanit janë gabim procedural i ekipit të pilotëve në fazën e aterimit në aeroportin e Mostarit, ndërsa prokuroria e BeH-së askend nuk akuzoi për fatkeqësinë e aeroplanit. /MIA/

Lajme të ngjashme

Back to top button