Kriminelët profesional mbetën pa punë në Maqedoni

Toni Naunoski, kolumnë – “ Le të bojkotojnë nga BDI”, Dnevnik
Bojkotimi i BDI-së është shanse e madhe, e çdo qytetari të Maqedonisë, e legalistëve dhe demokratëve që e respektojnë Kushtetutën dhe ligjet, dhe i respektojnë standardet politike që vlejnë në BE.

Naum Kotevski, editorial – “Nuk ka erë, por ka helm”, Utrinski Vesnik
Në opinion akoma është prezent frika  nga përsëritja e ahengjeve të përgjakura “të rastësishme” nëpër autobusët e Shkupit, para zgjedhjeve te kaluara lokale, dhe të kalasë së Shkupit para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2011 të cilin e nxiti deklarata e pakujdesshme e kryeministrit Gruevski.

Branko Gjorgjevski, koment – “ Duhet të dëgjihen decibelet fetare të Kosovës”, Dnevnik
Pushtetarët e Kosovës, si rrallë kush në rajon, padyshim treguan se zëri  tepër i lartë që e shkaktojnë xhamitë dhe kishat, mundet tu pengojë qytetarëve.

Erol Rizaov, kolumnë –“Kush sa ka vjedhur dhe gënjyer”, Utrinski Vesnik
Kur do të ndërprehet ky teatër, shkaku i  të cilit ai i vërteti u bë i mërzitshëm, e për të cilin u harxhuan mbi 50 milionë euro para tona. Kur do të ndalet kjo tragjikomedi të cilën nuk mundet ta drejtojnë as tragjikët e as komediografët më të mëdhenj, sepse edhe ata, si dhe kriminelët profesional, mbetën pa punë për shkak të konkurrencës së madhe.

Sllobodan Najdovski, kolumnë – “ Kur nuk dëgjohet, kur nuk shihet”, Utrinski Vesnik
Ngjarjet në Bosnje janë paralajmërim për çdo pushtet në federatën e mëparshme jugosllave. Maqedonia  është më afër pozitës së Bosnjës për shkak të varfërisë dhe perspektivave të mjegullta euroatlantike.

Ilija Dimovski, kolumnë – “ Punë ose demagogji”, Dnevnik
Kredibiliteti dhe autoriteti nuk krijohen, ose rrënohen për një ditë. Duhet shumë punë, shumë mundime dhe shumë rezultate pas vetes. Në LSDM këtë duhet ta mësojnë.

Hristo Ivanovski, kolumnë – “ Diagnoza e Kurt Voker-it”, Dnevnik
Genseku i NATO- Rasmusen-i, me gjykimin e gjyqit ndërkombëtar të drejtësisë fitoi volej – goditje, por nuk e qëlloi golin e zbrazët prej dy metrave dhe u radhit në gafën e elinofilistëve ospesiv.

Miroslav Grçev, kolumnë – “ Ankesë xhelatit, me procedurë të mesme”, Sloboden Peçat
Mos u mërzitni z. Hovit, nuk ekzistojnë rreziqe- derisa zgjedhjet janë nën regji të qeverisë së DPMNE, do të jenë me siguri të “organizuara mirë” dhe absolutisht të rrejshme. Edhe atë para kohe, pa gajle.

Lajme të ngjashme

Back to top button