6 gabime që bën me piastrën e flokëve!

Je e varur nga piastra? Nuk je e vetmja. Nëse i drejton flokët çdo ditë, shmang këto gabime të mëdha stilimi që bën:

Nuk i parapërgatit flokët

Kujdesi për flokët nis shumë më parë sesa kur ndez piastrën. Gjithmonë trajtoji flokët paraprakisht kur janë të lagur me një spray mbrojtës si mburojë ndaj nxehtësisë. Nëse nuk e bën, do të shohësh dëmtime më pas, shkruan RevistaClass.

Zgjedh shkallën më të lartë të nxehtësisë

Në qoftë që mendon që temperature më e lartë nuk është kot aty, kjo nuk është logjika që I mbron  flokët. Për flokë më të butë dhe të shëndetshëm, përdor një gradim të mesmë sa herë të kesh mundësi.

Por, as të përdorësh gradimin më të ulët, nuk është zgjedhja e përkryer.  Do e drejtosh përsëri dhe përsëri një pjesë flokësh dhe do shpenzosh shumë kohë.

I drejton kur janë të lagur

Sheh avull apo dëgjon një zhurmë? Ndalo tani. Flokët duhet të jenë plotësisht të thatë kur të fillosh, ose nuk do të drejtohen siç duhet dhe do t’i dëmtosh.

Nuk i ndan me seksione flokët

Nëse drejton me piastër pjesë shumë të plota flokësh, nuk do të penetrosh në të gjitha fijet. Fillo me katër ose më shumë ndarje dhe merru me to një nga një. Edhe kur nuk ke kohë, ky është sekreti.

Nuk e pastron kurrë piastrën

Pas përdorimeve të vazhdueshme, nuk mund ta imagjinosh sesa lëndë të thatë, vaj dhe pluhur do të mbledhë piastra. Kur nuk është e ndezur dhe plotësisht e ftohur, fërkoji lehtë pllakat me ujë të ngrohtë ose me alkool. Përdor një copë pambuku për të hyrë në sipërfaqet e vogla.

Injoron potencialin e saj dypërdorimësh

Piastra është një hekur i sheshtë. Përdore për të shtrirë tegelat e rrudhosur, jakat e parregullta dhe deri fjongot apo të tjera copa, por si për çdo hekur të zakonshëm, mos harro që të mos e mbash shumë gjatë dhe shumë fort sepse mund të djegësh copat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button