Ahmeti në Haraçinë dhe Hasanbeg: Konkurrentët pa ide

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë një bashkëbisedimi me banorët e Hasanbegut, Haraçinës dhe fshatrave përreth prezantoi pesë përbetimet e partisë së tij për zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Ahmeti para këtyre banorëve tha se për punë të mëdha duhen edhe njerëz të mëdhenj e të përgaditur mirë.

“BDI është e juaja, BDI është një pjesë e lavdishme e historisë së kombit shqiptar, është pjesë që bëri historinë moderne e më të re të shqiptarëve dhe jo rastësisht përkrahja ka qenë dhe mbetet shumë e madhe për BDI-n. Nuk është në pyetje fitorja, por sa do jetë e madhe dhe e fuqishme kjo fitore. BDI nuk ka hy në garë për një fitore do si do, pasi koha është shumë e rëndësishme, kemi të bëjmë me ndryshime të mëdha të politikave globale. Duhet të jemi më afër njëri tjetrit. BDI as nuk ka ofenduar dikë e as do të bëjë një gjë të tillë, por të vërtetën do ua tregojë shqiptarëve, se të gjithë ata që duan të maten me BDI-n, “mejdani” është me 11 dhjetor. Ata që duan të garojnë me ne le të dalin me projekte e platfomë të shkruar. Gjithçka është e shkruar, çka kemi thëmë e kemi bërë, çka do themi do ta bëjmë. Ne jemi krijuar nga forca që ja duan të mirën shqiptarisë, fuqi të dëshmuara, prandaj ne bartim edhe përgjegjësi, pasi jemi përfqësues të atij brezi që ka dhënë djem për kombin e vet.” tha Ahmeti.

Ahmeti banorët e Komunës së Haraçinës i porositi që mos të bien pre e mashtrimeve që sipas tij, tentojnë të servojnë partitë politike maqedonse dhe me këtë të marrin votat e tyre.

“Kemi njerëz që mund të bien nëgracë ë personave të pa cipë, me qëllim që të bëhen pjesë e një fushate sa për ta parë veten në TV në një debat, por për të qenë para qytetarëve nuk është privilegj por përgjegjësi, pasi fytyra nuk është dy hektarë.” tha Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button