Pas 17 viteve gjykata doli me vendim për arin në aferën TAT

Pas 17 vitesh në ankth është marr vendim përfundimtar ligjor, me të cilin ari i gjetur në shtëpinë e pronares së shtëpisë së kursimit TAT, Sonja Nikollovska, mbetet në pasuri falimentuese dhe nuk do ti kthehet, shkruan gazeta Nova Makedonia.

Ari dhe stoli ari për të cilat pronarja e shtëpisë së kursimit TAT, thoshte se janë nga pasuria e trashëguar familjare, dhe pas falimentimit të shtëpisë së kursimit është marr nga shtëpia e burrit të sajë të ndjerë Sterjo Nikollovski, ju përket kursyesve dhe është pjesë e pasurisë falimentuese të shtëpisë së kursimit TAT, e cila është në falimentim.

Kështu ka marr vendim Gjykata e Lartë e Republikës së Maqedonisë duke hedhur poshtë revizionin e fëmijëve të Sonja Nikollovskas të cilët e kanë paditur Republikën e Maqedonisë për arin e marr i cili ishte pronë private e babait të ndjerë të tyre Sterjo.

Lajme të ngjashme

Back to top button