Edhe Stojanço Angellov do të mësojë shqip (VIDEO)

Stonajço Angellov, pjesë e forcave maqedonase në konfliktin e vitit 2001, tani pjesë e koalicionit “VMRO për Maqedoninë”, njeri që njihej si pjesë e ekstremit maqedonas sa i përket çështjeve shqiptare, në kuadër të Programit 200, tha se do të fillojë të mësojë gjuhën shqipe.

Ky qëndrim i tij konsiderohet një kthesë e madhe duke marrë parasysh deklarat nacionaliste të tij në të kaluarën.

Angellov gjitahshtu tha se pranon konceptin qytetar të Maqedonisë dhe se nuk është për përdorim zyrtar të shqipes por pranon se përdorimi i saj duhet të jetë më i madh.

Angellov që luftonte përballë UÇK në vitin 2001 ishte pjesë e panelit në debatin për zgjedhjet në Programin 200 drejtuar nga Nazim Rashidi, në Alsat M, bashkë me Ziadin Selën e “Aleancës për Shqiptarët”, Arben Labënishti, Lëvizja “Besa” dhe Vesna Stoimenovska, Koalicioni “Për Ndryshime dhe Drejtësi”.

Qëndrimin e tij mund ta dëgjoni në minutën e 52-të, të videos së mëposhtme:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button