Prokuroria Speciale e kërkon rastin “Sopoti”

Më 4 nëntor të këtij viti, nga ana e Prokurorisë Speciale deri te Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është dorëzuar kërkesë për marrjen e lëndës të njohur në opinion si “Sopoti”, njofton Portalb.mk.

Lënda është e kërkuar me qëllim që të vendosim për këtë lëndë që a bie nën kompetencat e Prokurorisë Speciale, duke e pasur parasysh se është publikuar përgjim nga ndjekja e komunikimeve të paligjshme.

Në procesin gjyqësor “Sopoti”, 11 shqiptarë u dënuan me 156 vite burg. Ata u shpallën fajtorë për vendosjen e një mine në vitin 2003, në fshatin Sopot të Kumanovës, ku mbetën të vrarë dy ushtarë polakë të forcave të NATO-s dhe një shoqërues civil, transmeton Portalb.

Në shtator të këtij viti, gjykimi për “Sopotin” është prolonguar për datë 28 tetorë. Procesi gjyqësor për rastin në fjalë pritet të rifillojë nga fillimi, për shkak se nga rasti është tërhequr gjykatësi Jani Nica pasi ai kalon në Gjykatën e Apelit.

Tani pritet emërimi i gjykatësit të ri i cili do të merret me rastin e Sopotit, dhe më pas të rifillojë nga e para i tërë procesi gjyqësor.

Nga materialet e përgjuara të publikuara nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, dëgjohet se si deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së në Kuvend, Ilija Dimovski, ka kërkuar nga Gordana Jankullovska dhe prokurori Marko Zvrlevski paraburgim për bashkëqytetarët e tij në procesin gjyqësor “Sopoti”, në kundërshtim me vendimet e mëparshme të Gjykatës. Dimovski kërkoi nga Jankullovska ta detyrojë Marko Zvrlevskin dhe të caktojnë burgim, pa e respektuar gjykatën dhe prezumimin e pafajësisë.

Për rastin “Sopoti” dhe ndryshimin e vendimeve gjyqësore, është konsultuar dhe Sasho Mijalkov. Dëgjoni gjithë videon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button