Clooney si Hitleri

Aktori i Hollywoodit, George Clooney, ka vazhduar luftë fjalësh me kryetarin e Londrës, Boris Johnson, rreth se politikani e kishte krahasuar atë me liderin nazist, Adolf Hitler, pas zënkave rreth skulpturës Elgin Marbles.

Derisa promovonte filmin “The Monuments Men”, Clooney u përfshi në një debat të kamotshëm rreth artefakteve greke, të cilat ishin larguar nga Athina në fillim të viteve 1800-ta dhe tash janë të vendosura në muzeun e Londrës.

Në film aktori luan rolin e një eksperti të kërkimit të stolive të vjedhura nga Nazistës në Luftën e Dytë Botërore dhe së fundi i bëri ftesë liderit britanik t’i kthejë skulpturat sërish në Greqi.

“Clooney po përkrah asgjë më pak se sa një agjendë hitleriane për pasurinë kulturore të Londrës. Ai duhet ta plotësojë skenarin e tij të Hollywoodit dhe t’i përmbahet historisë”, kishte komentuar Johnson.

Dhe Clooney tash ia ka kthyer atij duke thënë: “Unë jam fans i madh i kryetarit, dhe jam i sigurt se miku im i nderuar nuk ka synime të më krahasojë mua me Hitlerin”.

“Kur ishin anketuar, britanikët ishin shumë në favor të rikthimit. Pjesa tjetër e botës e përcjell procesin. Nëse ju dëshironi të përballeni me fakte, këto janë fakte. Por ndoshta është më e lehtë për të më krahasuar mua me HItlerin”. /Telegrafi/ 

Lajme të ngjashme

Back to top button