Audi përgatit modelin e ri të A5

Ne tashmë kemi dëgjuar shumë gjëra për Audi A4 të ri, por raportet e fundit tregojnë se kjo kompani është duke zhvilluar modelin e ri të A5 që besohet se do të jetë më i bukuri sa i përket dizajnit.

Sipas “Car & Driver” ridizajnimi i modelit do të ketë eksterier me linja sportive. Ajo do të jetë e pajisur me drita LED, dhe enterier futuristik me instrument tabelë të fjalës së fundit të teknologjisë.

Audi A5 i ri pritet të funksionoi nën platformën MLB Evo, që do të përdor më shumë alumin sesa paraardhësi i tij. Këto ndryshime do ti mundësojnë kësaj veture të jetë më e lehtë për afro 91 kilogram sesa modeli aktual.

Kur flasim për fuqinë motorike, informacionet janë të kufizuara por sipas burimeve të revistës besohet se do të jenë të disponueshëm motorët me 2.0 litra me katër cilindra dhe ai me 3.0 litra V6 supercharge.

Ndërkaq në anën tjetër, RS5 i ri pritet të ketë motor me 4.2 litra V8 dhe me 4.0 litra V8 twin-turbo. A5 i ri do ti prezantohet publikut gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa çmimi i saj fillestar besohet se nuk do të jetë edhe aq lartë.

Lajme të ngjashme

Back to top button